Sot pritet të rifillojnë bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pritet të rifillojnë të dielën në Katar, thanë zyrtarët egjiptianë.
Ndërmjetësuesit shpresonin se do ta siguronin një armëpushim të përkohshëm gjashtëjavor para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit javën e kaluar, por Hamasi nuk e pranoi marrëveshjen e cila nuk përfshinte armëpushim të përhershëm në Gazë, kërkesë që u hodh poshtë nga Izraeli.
Në ditët e fundit, megjithatë, të dyja palët kanë treguar gatishmëri për t’i rifilluar bisedimet, të cilën kanë ngecur.
Hamasi ua dha ndërmjetësuesve një plan të ri trepjesësh, sipas të cilit, lufta do të merrte fund, thanë zyrtarët egjiptian, njëri i përfshirë në bisedime dhe tjetri i njoftuar rreth tyre. Ata folën për Associated Press në kushte anonime, sepse nuk janë të autorizuar ta zbulojnë përmbajtjen e ndejshme të bisedimeve. /REL