Skandal në Rumani, mjekët nën hetime për ripërdorim të implanteve kardiake të nxjerra nga kufomat - NACIONALE

Skandal në Rumani, mjekët nën hetime për ripërdorim të implanteve kardiake të nxjerra nga kufomat

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Prokurorët rumunë kanë njoftuar se është ngritur hetim penal ndaj disa mjekëve mbi dyshimet se kanë marrë qindra implante mjekësore nga kufomat dhe i kanë ripërdorur te pacientët e gjallë.

Në një deklaratë të lëshuar, është bërë e ditur se një nga pesë mjekët që kanë punuar në një spital në qytetin Iasi, është arrestuar nën akuzat për shpërdorim pushteti dhe marrje ryshfeti.

Prokurorët kanë thënë se mjeku i paidentifikuar ka mbikëqyrur një rrjet prej katër mjekësh të tjerë, të cilët i kanë dorëzuar implantet kardiake të marra nga pacientët e vdekur pa miratim paraprak as nga ata, as nga familjet e tyre.

Prokurorët kanë nxjerrë pretendime se mjeku i arrestuar, ka kryer 238 procedura gjatë shtatë viteve që nga viti 2017, duke përdorur në mënyrë të paligjshme implante të nxjerra nga pacientë të vdekur ose me origjinë të panjohur dhe duke i vënë pacientët e tij në rrezik të komplikimeve serioze ose vdekjes.

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Rumanisë, është një nga më pak të zhvilluarit brenda Bashkimit Evropian dhe besohet se është i goditur nga korrupsioni, joefikasiteti dhe menaxhimi i politizuar.

Sipas The Guardian, në tre dekadat e fundit shteti ka ndërtuar vetëm një spital, shpenzon më pak sesa vendet e tjera në BE për kujdesin shëndetësor dhe ka dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë që kanë emigruar.

Lajme të ngjashme