Situata në Lindjen e Mesme: Shtetet paralajmërojnë qytetarët, linjat ajrore anulojnë fluturimet - NACIONALE

Situata në Lindjen e Mesme: Shtetet paralajmërojnë qytetarët, linjat ajrore anulojnë fluturimet

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shtete të ndryshme të botës kanë paralajmëruar qytetarët që t’i shmangen udhëtimit për në Iran, Lebanon, Israel dhe në Gaza për shkak të kërcënimit të mundshëm të tensioneve në rritje të nxitura nga lufta e Izraelit në Gaza.

Siç raporton “CNN”, Franca ka këshilluar qytetarët e saj që “të përmbahen absolutisht” nga udhëtimi në pjesë të këtij rajoni. India, Gjermania, Kanadaj dhe ShBA-të po ashtu kanë pasur këshilla të ngjajshme për htetasit e tyre.

Në anën tjetër, edhe linjat ajrore kanë suspenduar udhëtimet. Agjencia daneze “KLM” ka njoftuar të shtunën që do t’i ndalojë fluturimet mbi Iran dhe Izrael “si një masë paraprake”.

Megjithatë, do të vazhdojnë flurimet për dhe nga Tel Aviv.

Ndërkohë, edhe Austrian Airlines dhe Lufthansa kanë njoftuar për suspendim të fluturime për dhe nga kryeqyteti i Iranit.

Ndërkohë, Reuters raportoi se të premtën Izraeli është përgatitur për një sulm nga Irani ose përfaqësues të tij, ndërsa paralajmërimet u rritën për hakmarrje për vrasjen javën e kaluar të një oficeri të lartë në ambasadën e Iranit në Damask.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se kërcënimi nga Irani ishte real dhe i zbatueshëm. Në anën tjetër, ushtria izraelite u kërkoi njerëzve të qëndrojnë vigjilentë.

"Gjatë ditës së kaluar, ushtria ka kryer një vlerësim të situatës dhe ka miratuar plane për një sërë skenarësh pas raporteve dhe deklaratave për një sulm iranian" – tha zëdhënësi kryesor ushtarak, Daniel Hagari, në një deklaratë televizive të premten, transmeton Nacionale.

Ndërsa në mesazhin e tij të mbrëmshëm, Biden i tha Iranin të mos e bënte sulmin ndaj Izraeli.

“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, ka thënë Biden para gazetarëve.

Tutje, presidenti i SHBA-së tha se ai priste një sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit "së shpejti".

Lajme të ngjashme