Si do të bëhet kurorëzimi i Mbretit Charles III? - NACIONALE

Si do të bëhet kurorëzimi i Mbretit Charles III?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Por për t’u kurorzuar Mbret, ka një sërë hapash praktik dhe tradicional - nëpër të cilat ai duhet të kalojë.

Si do të quhet ai?

Ai do të njihet si Mbreti Charles III.

Ky ishte vendimi i parë i mbretërimit të mbretit të ri. Ai mund të kishte zgjedhur cilindo nga katër emrat e tij - Charles Philip Arthur George.

Edhe pse ai është trashëgimtar i fronit, Princi Ëilliam nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit. Megjithatë, ai trashëgon menjëherë titullin tjetër të babait të tij, Duka i Cornëall-it. Ndërsa, gruaja e tij Catherine do të njihet si Dukesha e Cornëall.

Një titull të ri do të ketë gjithashtu për gruan e Charles, titulli i plotë i së cilës do të jetë Queen Consort është termi që përdoret për bashkëshorten e monarkut.

Ceremonitë formale

Në rreth 24 orët e para pas vdekjes së nënës së tij, Charles do të shpallet zyrtarisht Mbret. Kjo ndodh në Pallatin St James në Londër, përballë një organi ceremonial të njohur si Këshilli i Aderimit.

Ky grup është i përbërë nga anëtarë të Këshillit Privy - një grup deputetësh të vjetër, kolegë - si dhe disa nëpunës të lartë civilë, komisionerë të lartë të Commonëealth dhe kryetari i Londrës.

Teorikisht, në këtë ceremony kanë të drejtë të marrin pjesë më shumë se 700 njerëz, por duke pasur parasysh njoftimin e shkurtër, numri aktual ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël. Në Këshillin e fundit të Aderimit në vitin 1952, morën pjesë rreth 200 veta.

Tradicionalisht në këtë ceremoni, mbreti nuk merr pjesë.

Në takim, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth do të shpallet nga Presidenti i Këshillit Privy (aktualisht deputet Penny Mordaunt).

Formulimi i shpalljes mund të ndryshojë, por tradicionalisht ka qenë një seri lutjesh dhe premtimesh, duke lavdëruar monarkun e mëparshëm dhe duke premtuar mbështetje për atë të riun.

Kjo shpallje më pas nënshkruhet nga një numër figurash të larta, duke përfshirë kryeministrin, kryepeshkopin e Canterbury-t dhe Lordin Kancelar.

Ashtu si me të gjitha këto ceremoni, do t'i kushtohet vëmendje asaj që mund të jetë ndryshuar, shtuar ose përditësuar, si shenjë e një epoke të re.

Deklarata e parë e mbretit

Këshilli i Aderimit mblidhet përsëri - zakonisht një ditë më vonë - dhe këtë here pjesëmarrës do të jetë edhe mbreti.

Nuk ka asnjë "betim" në fillimin e mbretërimit të një monarku britanik, në stilin e disa krerëve të tjerë të shtetit, si Presidenti i ShBA-së. Por ka një deklaratë të bërë nga Mbreti i ri dhe - në përputhje me një traditë që daton nga fillimi i shekullit të 18-të - ai do të bëjë një betim për të ruajtur Kishën e Skocisë.

Më pas, nën shoqërimin e trumbetistëve, do të bëhet një shpallje publike duke shpallur Charles si Mbretin e ri. Kjo do të bëhet nga një ballkon mbi Gjykatën Friary në Pallatin e St James, nga një zyrtar i njohur si Mbreti i Armëve Garter.

Në shpallje do të thirret: "Zot ruaj Mbretin", dhe për herë të parë që nga viti 1952, kur luhet himni kombëtar fjalët do të jenë "Zot ruaje Mbretin”.

Shpallja do të përshëndetet me gjuajtje me armë në Hyde Park, Kullën e Londrës dhe nga anijet detare, dhe shpallja që tregon Charles si Mbret do të lexohet në Edinburg, Cardiff dhe Belfast.

Kurorëzimi

Pika e lartë simbolike e pranimit do të jetë kurorëzimi, kur Charles të kurorëzohet zyrtarisht. Për shkak të përgatitjes së nevojshme, kurorëzimi nuk ka gjasa të ndodhë menjëherë - Mbretëresha Elizabeth kaloi në fron në shkurt 1952, por nuk u kurorëzua deri në qershor 1953.

Për 900 vitet e fundit kurorëzimi është mbajtur në Westminster Abbey – Uilliam, ishte monarku i parë që u kurorëzua atje, dhe Charles do të jetë i 40-ti.

Kurorëzimi, është një shërbim fetar anglikan, i kryer nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Në kulmin e ceremonisë, ai do të vendosë kurorën e Shën Eduardit në kokën e Charles - një kurorë e fortë prej ari, që daton nga viti 1661.

Ndryshe nga dasmat mbretërore, kurorëzimi është një rast shtetëror që paguhet nga qeveria.

Në kurorëzimin e Mbretit Charles III, do të ketë muzikë, lexime dhe rituali i vajosjes së monarkut të ri, duke përdorur vajra portokalli, trëndafili, kanelle dhe qelibari.

Mbreti i ri do të bëjë betimin e kurorëzimit përpara botës.

Kreu i Commonwealth

Charles është bërë kreu i Commonwealth, një shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Mbreti është kreu i shtetit.

Këto vende, të njohura si mbretëritë e Commonëealth-it, janë: Australia, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Papua Guinea e Re, Shën Christopher dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Zelanda e Re, Solomon Ishujt, Tuvalu.

Lajme të ngjashme