Shuhet në moshën 91-vjeçare shkrimtarja Barbara Taylor Bradford - NACIONALE

Shuhet në moshën 91-vjeçare shkrimtarja Barbara Taylor Bradford

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçarja shkrimtarja e njohur britaniko-amerikane, Barbara Taylor Bradford, ka konfirmuar botuesi i saj.

Shkrimtarja vdiq në mënyrë paqësore të dielën në shtëpinë e saj pas një sëmundjeje të shkurtër, “e rrethuar me njerëzit e saj të dashur deri në fund”, raporton gazeta “The Guardian”.

Bradfordi e botoi romanin e saj të 40-të vitin e kaluar. Shitja e përgjithshme e librave të saj gjatë tërë jetës ka arritur në mbi 91 milionë kopje dhe janë botuar në më shumë se 40 gjuhë, në 90 shtete.

Ajo u njoftua me bashkëshortin e saj, producentin e filmit, Robert Bradford, kur ishte në moshën 28-vjeçare, ndërsa u martuan në vitin 1963, dhe më pas u zhvendos në ShBA për të jetuar me të.

Disa prej veprave të saj janë “Të jesh më i miri”, “Sekreti i Emës”, “Të jesh Elizabeta”, “Bekime të papritura” etj.

Lajme të ngjashme