Shtypet për vdekje me traktor një fëmijë gjatë vozitjes për Halloween në ShBA - NACIONALE

Shtypet për vdekje me traktor një fëmijë gjatë vozitjes për Halloween në ShBA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë ka vdekur, pasi u shtyp aksidentalisht nga një traktor, përderisa ishte duke luajtur afër një hapësirë për vozitje zbavitëse në periudhën e Halloëeen-it.

Autoritetet nga zyra e policisë lokale në Tennessee, zjarrfikësit dhe organe të tjera iu përgjigjën një thirrjeje për një të mitur që ishte “goditur nga një traktor” afër bllokut 8200 të Autostradës 58 rreth orës 22 e 45 minuta të premten në mbrëmje, sipas një deklarate të policisë lokale, raporton “ABC News”.

“Policëve iu tha se njëri prej të miturve ishte përpjekur që të kërcente në rimorkio dhe me gjasë kishte rrëshqitur dhe kishte rënë nën rrota dhe ishte gjetur pa vetëdije” – tha policia.

Fëmija, të cilit nuk i është publikuar emri, nuk iu bëri ballë plagëve dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, shtuan zyrtarët.

Zyra e policisë lokale në Hamilton dhe zyra e ekzaminuesit mjekësor menjëherë dërguan hetues në vendin e ngjarjes si dhe u përgjigjën për të asistuar në hetim për të zbuluar se si fëmija kishte rënë nën traktor derisa ishte duke luajtur.

“HSCO-ja [zyra e policisë lokale] ua shpreh mendimet dhe keqardhjen tonë familjes së të miturit të ndjerë si dhe të tjerëve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje tragjike” – tha policia.

“Ne gjithashtu kërkojmë nga komuniteti që ta mbajnë këtë familje në lutjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë” – thuhet më tej.

Lajme të ngjashme