Shtëpia e Netanyahut u godit gjatë sulmit me dron, u dëmtua dritarja e dhomës së gjumit - NACIONALE

Shtëpia e Netanyahut u godit gjatë sulmit me dron, u dëmtua dritarja e dhomës së gjumit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një dron i Hezbollahut, i hedhur të shtunën nga Libani drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i shkaktoi dëme rezidencës së tij. Kështu raportojnë mediat izraelite, pasi autoritetet censuruese ushtarake e lejuan publikimin e pamjeve.

Një fotografi, që më parë ishte ndaluar për publikim nga autoriteti censurues ushtarak, e shfaq dëmin e shkaktuar ndaj shtëpisë nga shpërthimi i dronit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Shpërthimi shkaktoi çarje të dritares së një dhome gjumi, por nuk depërtoi brenda shtëpisë, mësa duket për shkak të xhamit të fortë dhe mbrojtjeve të tjera.

Nuk pati të lënduar, ndërsa kryeministri dhe bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në shtëpi në kohën e shpërthimit.

Duke folur të shtunën pak kohë pas sulmit, Netanyahu kishte thënë: “Agjentët e Iranit, që u munduan të na vrisnin mua dhe gruan time, bënë një gabim të rëndë.”

Ai shtoi se sulmi nuk do ta ndalte atë nga vazhdimi i luftës dhe se kushdo që lëndon izraelitë, do të paguajë “çmim të lartë”.

Lajme të ngjashme