Shtëpia e Bardhë e konfirmon planin e Trumpit për ta cilësuar organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane - NACIONALE

Shtëpia e Bardhë e konfirmon planin e Trumpit për ta cilësuar organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon që grupin Vëllazëria Myslimane ta fusë në listën e organizatave terroriste.

Në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin X shkruhet me shkronja të mëdha: “Trumpi zotohet për ta cilësuar organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane”, bashkëngjitur me pamjen e një artikulli në mediumin “New York Post” me të njëjtin titull.

Të dielën, një medium konservator i quajtur “Just the News” e kishte cituar Trumpin të ketë thënë se kjo masë “do të bëhet në aspektin më të fuqishëm” dhe se “janë duke u hartuar dokumentet përfundimtare”, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Raporti u mirëprit shpejt nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili dha shenjë se mund ta marrë vendimin e njëjtë.

Deklarata e Netanyahut u mor si shenjë se ai mund ta ndalojë partinë islamiste Ra’am në Izrael, e cila ka mohuar se ka lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe e ka qortuar deklaratën e kryeministrit izraelit.

Para disa viteve, Netanyahu ishte munduar që partinë Ra’am ta bënte pjesë të koalicionit të tij para se bisedimet të dështonin dhe kjo parti, e udhëhequr nga Mansour Abbas, të vendoste t’i bashkohej Qeverisë Bennett-Lapid më 2021.

Lajme të ngjashme