Shtatë të vdekur nga shtypja e tollovia afër një stadiumi kriketi në Indi
Të paktën shtatë njerëz e humbën jetën gjatë një tollovie afër një stadiumi të kriketit në Bengaluru të Indisë, ku po mbahej një tubim për ta festuar titullin e parë të ekipit Royal Challengers Bengaluru në Premierligë, raportuan kanalet televizive të mërkurën.
Të martën, ky ekipet e mposhti në ndeshjen e fundit rivalin Punjab Kings, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Mijëra njerëz, disa prej tyre duke valëvitur flamuj të kuq të klubit, i mbushën rrugët që çojnë në stadiumin “Chinnaswamy” në zemër të qytetit, përderisa ekipi arriti në stadium me autobus në mbrëmje.
Në pamje pas tollovisë, një polic u pa duke bartur një shikues të lënduar drejt një autoambulance, ndërsa njerëz të tjerë u grumbulluan përreth një personi tjetër që dukej i shtrirë pa vetëdije në tokë.
Shtypja e njerëzve dhe aksidentet e tjera nuk janë raste të rralla, kur turma të mëdha njerëzish grumbullohen në Indi, përfshirë tubimet fetare.
Të paktën 30 njerëz vdiqën gjatë një tollovie në festivalin “Maha Kumbh Hindu” në janar, pasi dhjetëra miliona njerëz ishin tubuar për t’u zhytur në ujin që e konsiderojnë të shenjtë./Nacionale