Shqipëria evakuoi edhe kosovarë nga Izraeli - NACIONALE

Shqipëria evakuoi edhe kosovarë nga Izraeli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria ka evakouar 40 persona nga Izraeli, pasi kjo e fundit shpalli gjendje lufte, pas luftimeve ndërmjet grupit terrorist Hamas, dhe shtetit të Izraelit.

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, ka njoftuar se në mesin e pasagjerëv që arritën mbrëmjen e kësaj të diele, kishte edhe kosovarë.

Njoftimi:

Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë.

Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani

Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Lajme të ngjashme