Shpërthimi në xhaminë e Pakistanit, shkon në 100 numri i të vrarëve
Pas shpërthimit të një bombe të dyshuar vetëvrasëse në xhaminë e Pakistanit mbrëmjen e së hënës, numri i viktimave ka shkuar në të paktën 100 persona, duke shënuar kështu një nga sulmet më vdekjeprurëse ndër vite në vend.
Ky sulm dhe situata e krijuar është komentuar nga analistët si një “krizë kombëtare e sigurisë”.
Zëëdhënsi i Spitalit Lady Reading, Muhammed Asim Khan, ka njoftuar se të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa detaje ka dhënë një zyrtar i policisë që i mbijetoi shpërthimit, Nasarullah Khan, i cili është shprehur se kishte parë “një shpërthim të madh flake”.
Shpërthimi në xhaminë e shkatërruar, ndodhi në kohën kur besimtarët ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes.
Shpërthimi i së hënës është shenja më e fundit e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Peshawar, kryeqyteti i provincës së trazuar Khyber-Pakhtunkhëa që kufizohet me Afganistanin dhe vendi i sulmeve të shpeshta nga talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP).
TTP është një organizatë e huaj terroriste e përcaktuar nga ShBA që vepron si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan.
"Një krizë e sigurisë kombëtare"
Grupet e të drejtave të njeriut e kanë dënuar sulmin vdekjeprurës, i cili ka ngritur frikën e dhunës së re mes një përkeqësimi të situatës së sigurisë në vend.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit në një deklaratë të lëshuar të hënën, ka thënë se sulmi mund të ishte shmangur nëse "shteti do t'i kushtonte vëmendje paralajmërimeve të mëparshme nga shoqëria civile për qasjet ekstremiste në provincë".
