Shpërthim në Moskë, raportohet se në gjendje kritike ndodhet udhëheqësi militant pro-rus, Armen Sarkisyan
Një bombë shpërtheu në hollin e një blloku banesor luksoz të hënën në Moskë, duke lënë të vrarë të paktën një person e duke lënduar katër të tjerë në një sulm që në shënjestër e kishte udhëheqësin paramilitar pro-rus nga lindja e Ukrainës, Armen Sarkisyan, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS.
Bomba shpërtheu në momentin kur një burrë me truproja hyri në hollin e kompleksin “Velat e Kuqe” në bregun e Lumit Moskva, vetëm 12 kilometra larg Kremlinit, sipas mediave ruse, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Agjencia TASS, duke i cituar organet e sundimit të ligjit, e cilësoi “vrasje në tentativë” shpërthimin dhe personin që ishte në shënjestër e identifikoi si Armen Sarkisyan, i cili nga Ukraina akuzohet se e ka ndihmuar luftën e Rusisë në rajonin lindor ukrainas, Donetsk.
Një agjenci tjetër ruse e lajmeve, “Ria”, i citoi organet e sundimit të ligjit të kenë thënë se Sarkisyan-i ishte në gjendje kritike se dhe një pjesë e këmbës do t’i amputohej.
“Vrasja në tentativë ndaj Sarkisyan-it ishte planifikuar me kujdes dhe ishte urdhëruar. Hetuesit tani për tani janë duke i identifikuar ata që e urdhëruan krimin” – citohet të ketë thënë një zyrtar i sundimit të ligjit.
Në dhjetor, shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU, e përshkroi Sarkisyan-in si “bos të krimit”
në rajonin e Donetskut, një pjesë e madhe e të cilit është nën kontrollin e rusëve që nga viti 2014, dhe se ai ishte zyrtarisht i dyshuar për pjesëmarrje dhe ndihmë për “grupe të armatosura ilegale”./Nacionale