Shpërthim i madh në një fabrikë kimikatesh në Kinë, nis operacioni i shpëtimit
Një shpërthim i madh ndodhi të martën në një fabrikë të lëndëve kimike në pjesën lindore të Kinës, duke shkaktuar tym të madh në qiell e duke i dëmtuar dritaret e ndërtesave përreth fabrikës. Autoritetet lokale kanë nisur një operacion shpëtimi.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën “Shandong Youdao Chemical” në qytetin Gaomi të provincës Shandong disa minuta para mesditës sipas kohës lokale. Televizioni shtetëror CCTV raportoi se tashmë kanë filluar përpjekjet për shpëtim dhe ofrim të kujdesit mjekësor, transmeton televizioni CNN.
Televizioni shtetëror nuk përmendi ndonjë shkaktar të shpërthimit. Në mediat shtetërore nuk pati raportime për viktima.
Në video që po qarkullojnë në rrjete sociale shihet tymi i madh duke u ngritur në qiell, duke kapluar ndërtesa në një park industrial. Sipas pamjeve, dritaret në disa ndërtesa afër vendit të shpërthimit ishin dëmtuar.
Shërbimet lokale të zjarrfikësve dhe shpëtimit dislokuan 55 automjete e 232 pjesëtarë të personelit në vendin e ngjarjes, ndërsa Ministria për Menaxhimin e Emergjencave dislokoi një grup punues dhe përforcime të ekipeve të shpëtimit, tha kjo ministri në një deklaratë.
An #explosion occurred at the workshop of a chemical company in the city of Gaomi, east China's #Shandong Province, at noon on Tuesday. pic.twitter.com/G63MdTYSmi
— Ifeng News (@IFENG__official) May 27, 2025