Shpërthim i madh në Zagreb: Banorët thonë se diçka ra nga qielli
Një zhurmë e fortë është dëgjuar sonte në një pjesë të Zagrebit.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara bëhet fjalë për shpërthim gazi, shkruajnë mediat kroate.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Një foto e mbeturinave në rrugën pranë konviktit studentor Stjepan Radiq është postuar në Twitter.
Përdoruesi i Twitter ka shkruar se era e gazit ndihej në ajër.
Disa qytetarë dolën me vrap në rrugë pas një zhurme të fortë. /Nacionale/

