Shpërthim afër Parlamentit të Turqisë, dyshohet për sulm terrorist - NACIONALE

Shpërthim afër Parlamentit të Turqisë, dyshohet për sulm terrorist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim ka ndodhur pranë Parlamentit të Turqisë, në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se Parlamenti të mblidhej sërish.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili ka thënë se “një terrorist” hodhi veten në erë dhe një tjetër u “neutralizua” në një “sulm terrorist”, që sipas tij synonte selinë e policisë Kombëtare të Turqisë.

“Lufta jonë do të vazhdojë derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, ka shkruar Yerlikaya.

Lajme të ngjashme