Shkrirja e akullnajës e lëviz kufirin mes Zvicrës e Italisë - NACIONALE

Shkrirja e akullnajës e lëviz kufirin mes Zvicrës e Italisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një akullnajë që po shkrihet në Alpe, e ka lëvizur kufirin mes Zvicrës dhe Italisë, duke e vënë në pikëpyetje vendndodhjen e një shtëpize.

Kufiri kalon përgjatë një vije drenazhi – pika në të cilën uji i shkrirë lëshohet teposhtë ndonjërës anë të malit drejt territorit të njërit shtet ose tjetrit.

Por shkrirja e akullnajës “Theodul” nënkupton se pellgu është zvarritur drejt shtëpizës “Rifugio Guide del Cervino”, që shfrytëzohet nga vizitorët afër majës së lartë 3.480 metra dhe gradualisht po futet nën ndërtesë.

Në një vizitë të bërë rishtazi në restorant, Frederiku, turist 59-vjeçar, pyeti: “Atëherë, a jemi në Zvicër?”

Ishte një pyetje që ia vlente të bëhej. Përgjigjja është subjekt i negociatave diplomatike që filluan më 2018 e përfunduan me një kompromis vitin e kaluar, por hollësitë e marrëveshjes mbeten sekrete.

Kur ishte ndërtuar shtëpiza më 1984, 40 shtretërit dhe tabelat e gjata e të drunjta të saj ishin tërësisht në territorin italian. Por tash, dy të tretat e shtëpizës, përfshirë shumicën e shtretërve dhe restorantin, janë teknikisht në territorin e Zvicrës jugore.

Çështja doli në pah për shkak se zona, që varet nga turizmi, ndodhet në majën e qendrave më të mëdha të skijimit në botë, me një zhvillim të ri përfshirë një stacion teleferiku, që po ndërtohet disa metra më tutje.

Një marrëveshje u arrit në Firencë në nëntor të vitit të kaluar, por rezultati do të zbulohet pasi të miratohet nga qeveria zvicerane, gjë që nuk do të ndodhë para vitit 2023.

“Ne u pajtuam që ta ndajmë dallimin”, tha Alain Wicht, kryeshef i kufijve në agjencinë kombëtare të hartëzimit në Zvicër, “Sëisstopo”.

Ëicht mori pjesë në bisedime, ku të dyja palët bënë koncesione për të gjetur një zgjidhje. “Edhe nëse asnjëri palë nuk doli fituese, të paktën askush nuk humbi”, tha ai.

Jean-Philippe Amstein, ish-shef i agjencisë “Swisstopo”, tha se mosmarrëveshje të këtilla janë zgjidhur zakonisht duke i shkëmbyer parcelat e tokës me sipërfaqe dhe vlerë të barabartë. Në këtë rast, “Zvicra nuk është e interesuar që të përfitojë një pjesë akullnaje”, tha ai, dhe “italianët nuk mund ta kompensojnë humbjen e sipërfaqes zvicerane”.

Përderisa rezultati është mbajtur i fshehtë, 51-vjeçarit Lucio Trucco i është thënë se shtëpiza do të qëndrojë në tokën italiane. “Shtëpiza mbetet italiane, sepse ne gjithmonë kemi qenë italianë. Menuja është italiane, vera është italiane dhe taksat janë italiane”, tha ai.

Negociatat që zgjatën me vjet, e kanë shtyrë renovimin e shtëpizës. Fshatrat në secilën anë të kufirit nuk kanë mundur të lëshojnë leje ndërtimi. Prandaj punimet nuk do të përfundojnë me kohë për hapjen e një teleferiku të ri në anën italiane të malit Klein Matterhorn në fund të vitit të ardhshëm./Nacionale

Lajme të ngjashme