Shkon në 770 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza, mijëra të plagosur
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se 770 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit të shtunën.
Përpos të vrarëve, kjo ministri raporton për rreth 4 mijë e 100 persona të lënduar, raporton televizioni BBC.
Pas ndërprerjes së furnizimit të Gazës me rrymë, ujë e karburante, Organizata Botërore e Shëndetësisë i është bashkuar agjencisë UNICEF në thirrjen për hapjen e një korridori humanitar në Gaza.
