Shkon në 39,672 numri i të vdekurve nga tërmeti vetëm në Turqi - NACIONALE

Shkon në 39,672 numri i të vdekurve nga tërmeti vetëm në Turqi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një përditësim të fundit, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu ka njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti vetëm në Turqi, ka shkuar në 39,672.

Duke folur për CNN turk, Soylu ka njoftuar se deri më tani është kryer procesi i kërkim-shpëtimit në mbi 20 mijë objekte, dhe se çështja e parë që ende po vazhdon është ky proces.

“Çështja e parë e tërmetit është kërkim-shpëtimi. Numri i objekteve në të cilat është kryer vetëm kërkim-shpëtimi është mbi 20 mijë,”- është shprehur ai.

Soylu ka treguar se janë rreth 82 ndërtesa të tjera që janë dëmtuar rëndë të cilët do të prishen urgjentisht.

Kujtojmë se tërmeti i 6 shkurtit, goditi Turqinë me një fuqi prej 7.8 ballë, duke prekur rëndë edhe qytetet siriane.

Sipas raporteve të fundit nga Siria numri i viktimave atje ka shkuar në mbi 5,400, ndërsa janë më shumë se 15,000 të lënduar.

Tërmeti me epiqendër në qytetin turk Kahramanmaras, është regjistruar si tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit.

Lajme të ngjashme