Shkon në 28 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Ugandë, dhjetëra të zhdukur - NACIONALE

Shkon në 28 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Ugandë, dhjetëra të zhdukur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trupat e dy djemve 3-vjeçarë ishin në mesin e atyre që u nxorën nga balta në lindje të Ugandës, duke e çuar në 28 numrin e të vdekurve nga rrëshqitja e dheut që ndodhi javën e kaluar dhe mbuloi me dhe disa fshatra, tha policia, ndërsa dhjetëra njerëz ende mbeten të zhdukur.

Kishte frikë se mbi 100 njerëz ishin të zhdukur, ndërsa 17 ishin të vdekur pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi të mërkurën buzë Malit Elgon, vullkan i zhdukur në kufi me Kenian, rreth 300 kilometra në lindje të kryeqytetit Kampala, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Më shumë trupa janë nxjerrë nga ajo kohë, përfshirë dy djemtë e vegjël, tha policia në një deklaratë të hënën vonë në rrjetin X, por nuk dha hollësi të mëtejme.

Nga tetori, shiu jashtëzakonisht i dendur ka nxitur vërshime të gjera e rrëshqitje dheu në disa zona të Ugandës. Kryqi i Kuq i Ugandës ka thënë se moti i tillë është rezultat i ndryshimeve klimatike.

Zona përreth vendit ku ndodhi tragjedia e javës së kaluar ka pësuar disa rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. Në vitin 2010 e kishin humbur jetën të paktën 80 njerëz.

Përpjekjet e kaluara të autoriteteve për t’i bindur banorët e zonave më të ndjeshme ndaj fatkeqësive të tilla që të vendosen në pjesë më të sigurta kanë pasur pak sukses, pasi shumica janë të varfër dhe u mungojnë mjetet për të bërë një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme