Shkon në 144 numri i të vdekurve nga luftimet në Sudan - NACIONALE

Shkon në 144 numri i të vdekurve nga luftimet në Sudan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Mjekëve Sudanezë njoftoi të martën se numri i të vdekurve nga përleshjet e vazhdueshme mes Forcave të Armatosura të Sudanit dhe Forcave për Mbështetje të Shpejtë ka shkuar në 144.

“Numri i viktimave është duke u rritur shpejt me vazhdimin e luftimeve agresive dhe përkeqësimit të kapacitetit të spitaleve për t’i pranuar të lënduarit. Kufizimi i lëvizjeve për shkak të të shtënave të shpeshta dhe mbyllja e disa spitaleve për shkak të sulmeve dhe ndaljes së rrymës gjithashtu e bëjnë këtë gjë më të ndërlikuar”- thuhet në deklaratën e shoqatës së mjekëve.

Ndërkohë luftimet po vazhdojnë për ditën e katërt rresht me sulme të shpeshta ajrore e bombardime me artileri, sidomos në bazën qendrore të ushtrisë dhe përreth saj, raporton agjencia “Anadolu”.

Të dyja palët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për përgjegjësi rreth sulmeve të së hënës ndaj diplomatëve, përfshirë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Sudan, Aidan O’Hara, dhe një autokolonë diplomatike amerikane.

Komandanti i ushtrisë, Abdul Fattah Alburhan, u ka ofruar amnisti ushtarëve të Forcave për Mbështetje të Shpejtë që dorëzohen.

Ndërmjetësuesit rajonalë dhe ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje për ta qetësuar situatën, pasi të dyja palët zbatuan një armëpushim 4-orësh të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të evakuuar qindra civilë të bllokuar në zonat e përleshjeve.

Lajme të ngjashme