Shkëmbim rolesh në Irlandë, zv.kryeministri Leo Varadkar bëhet kryeministër - NACIONALE

Shkëmbim rolesh në Irlandë, zv.kryeministri Leo Varadkar bëhet kryeministër

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Irlanda ka zgjedhur kryeministër të ri të vendit, ish-zëvendëskryeministrin Leo Varadkar, ndërsa në vend të tij ka kaluar ish-kryeministri Micheal Martin.

BBC njofton se, parlamenti irlandez ka votuar me 87 vota pro për zgjedhjen e Varadkar si kryeministër, ndërsa 62 ishin kundër emërimit të tij.

Tani, me votimin e fundit Varadkar merr detyrën nga Martin si udhëheqës i qeverisë, ndërsa Martin merr rolin e tij si zëvendëskryeministër dhe do të jetë gjithashtu ministër i Punëve të Jashtme.

Rotacioni i pushtetit ndërmjet partive irlandeze është parashikuar në marrëveshjen e koalicionit mes tyre në qershor 2020.

Në një kompromis historik, kjo marrëveshje ka bashkuar partinë Fine Gael të Varadkar, Fianna Fáil të Martin dhe Partinë e të Gjelbërve.

Varadkar, një mjek i kualifikuar, më parë kishte shërbyer si kryetar dhe ministër i mbrojtjes nga 2017 deri në 2020.

Ky shkëmbim i roleve, është i pari për sistemin politik të Republikës së Irlandës dhe ndodh midis dy partive që kanë dominuar politikën irlandeze si rivale për gati një shekull.

Pas emërimit të tij të shtunën, Varadkar i është drejtuar parlamentit duke thënë, se misioni i tij do të ishte të ndërtojë mbi arritjet e 100 viteve më parë dhe të punojë mbi atë që duhet bërë për këtë brez dhe për brezin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme