Shkëmbim i befasishëm masiv i të burgosurve mes ShBA-së e Rusisë, pritet të lirohet Whelani - NACIONALE

Shkëmbim i befasishëm masiv i të burgosurve mes ShBA-së e Rusisë, pritet të lirohet Whelani

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Televizioni amerikan, CNN, raporton se është duke u zhvilluar një shkëmbim masiv i të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, përfshirë disa amerikanë, duke cituar një burim të afërt me çështjen.

Palët janë pajtuar për transferimin e të burgosurve dhe të burgosurit pritet të jenë së shpejti në duart e autoriteteve amerikane, sipas një zyrtari të lartë të administratës, raporton televizioni CNN.

Reporteri i gazetës “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, dhe ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, pritet të jenë pjesë e shkëmbimit, sipas një zyrtari të lartë.

Shkëmbimi i së enjtes vjen pas disa muajve bisedime të heshtura e të ndërlikuara mes Moskës dhe Uashingtonit.

Gazetari Gershkovich ishte arrestuar në mars të vitit 2023 përderisa ndodhej në një vizitë raportuese në Yekaterinburg. Ai u shpall fajtor për spiunim nga një gjykatë ruse më 19 korrik dhe u dënua më 16 vite burgim në një gjykim që Shtetet e Bashkuara, gazeta për të cilën punonte dhe mbështetësit e kanë cilësuar si të rremë.

Whelan, shtetas amerikan, irlandez, britanik e kanadez, ishte ndaluar në një hotel në Moskë në dhjetor të vitit 2018 nga autoritetet ruse, të cilat pretendonin se ai ishte i përfshirë në një operacion të inteligjencës./Nacionale

Lajme të ngjashme