Shitet me çmim marramendës diamanti i rrallë me ngjyrë të kaltër
Një diamant shumë i rrallë me ngjyrë të kaltër është shitur për më shumë se 43 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve “Christie’s”.
Diamanti “Bleu Royal” prej 17.61 karatësh, me formë të perlës, i vendosur në një unazë, u shit për 43,8 milionë dollarë, sipas agjencive të lajmeve.
Diamanti i rrallë ishte pjesë e një koleksioni privat për 50 vjet dhe kjo ishte hera e parë që “Bleu Royal” u shit në një ankand, raporton televizioni BBC.
“Ky diamant është në mesin e më të rrallëve që janë nxjerrë nga toka”- thuhet në një deklaratë të shtëpisë së ankandeve.
Sipas kësaj shtëpie, vetëm tri diamante me ngjyrë të kaltër të pastër e mbi 10 karatë kanë dalë në shitje gjatë historisë 250-vjeçare të saj: më 2010, 2014 dhe 2016.
Të hënën, shtëpia e ankandeve “Christie’s” shiti një orë të prodhuesit “Rolex”, që ishte mbajtur nga aktori amerikan, Marlon Brando, në filmin “Apocalypse NoW” u shit për rreth 5 milionë dollarë, sipas agjencive të lajmeve.
