Shembet një ndërtesë në Marsejë, deri në 10 persona të bllokuar nën rrënoja - NACIONALE

Shembet një ndërtesë në Marsejë, deri në 10 persona të bllokuar nën rrënoja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas shembjes së një ndërtese në Marsejë të Francës, autoritetet kanë njoftuar se 4 deri në 10 persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Sipas kryetarit të qytetit, shkak i shembjes ka qenë “një shpërthim i dhunshëm”, por hetimet janë ende duke vazhduar, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur për CNN se deri më tani janë evakuuar 80 persona.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, gjatë një vizite në vendngjarje ka treguar se përpjekjet për shpëtim janë duke u ndërlikuar nga situata e rrezikshme në terren me rrënojat që duhen hequr përpara se zjarri të mund të shuhet plotësisht.

Banorët lokalë e përshkruan ngjarjen si një shpërthim, me shumë pluhur dhe një erë gazi në ajër.

Lidhur me rastin e rëndë është deklaruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha të dielën se mendimet e tij ishin me ata që janë prekur.

“Mendimet me Marsejën, ku një ndërtesë në rrugën Tivoli u shemb mbrëmë. Po mendoj për të prekurit dhe të dashurit e tyre. Një hetim po vazhdon me burime të konsiderueshme të dislokuara. Faleminderit zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve të mobilizuar,” – është shprehur Macron.

Marseja ka pësuar incidente të tilla edhe më parë. Në vitin 2018, në një lagje të këtij qyteti pati shembje të disa ndërtesave ku mbetën të vdekur të paktën katër persona.

Lajme të ngjashme