Shefja e FMN-së: Një e treta e botës mund të goditet nga recesioni më 2023 - NACIONALE

Shefja e FMN-së: Një e treta e botës mund të goditet nga recesioni më 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë i vështirë pasi motorët kryesorë të rritjes globale – ShBA-ja, Evropa dhe Kina – po përjetojnë aktivitet të dobësuar, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ky artikull është përgatitur nga The Guardian (ku ka kontribuar edhe Reuters) dhe është përkthyer nga Nacionale.

Viti i ri do të jetë “më i vështirë se viti që po e lëmë pas,” – u shpreh drejtoresha menaxhuese Kristalina Georgieva në një program të CBS.

“Pse? Sepse tri ekonomitë e mëdha – ShBA-ja, BE-ja dhe Kina – po ngadalësohen njëherësh,” – u shpreh ajo.

“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion. Madje edhe vendet që nuk janë në recesion... do të jetë recesion për qindra miliona njerëz,” – shtoi Georgieva.

Në muajin tetor, FMN-ja dha fjalën e saj për rritjen globale ekonomike në vitin 2023, duke reflektuar për luftën që vazhdon në Ukrainë dhe presionet e inflacionit dhe shkallët e larta të interesit të inxhinieruara nga bankat qendore.

Gerogieva tha që Kina, ekonomia e dytë më e madhe botërore, ishte e mundshme të përjetonte zhvillim madje edhe poshtë zhvillimit global ekonomik për herë të parë në 40 vjet.

“Për muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë për Kinën, dhe impakti në rritjen kineze do të jetë negativ, impakti në rajon do të jetë negativ, impakti në rritjen globale do të jetë negativ,” – paralajmëroi shefja e FMN-së.

Megjithatë, ajo tha se ShBA-ja ishte më e qëndrueshme dhe kishte mundësi të shmangte recesionin.

“Po e shohim që tregu i punës (në ShBA) mbetet goxha i fortë. Ky është... një bekim i përzier sepse nëse tregu i punës është shumë i fortë, Banka Qendore (Rezerva Federale) mund të mbajë shkallët e interesit në këtë nivel për kohë të gjatë duke e ulur inflacionin,” – vazhdoi argumentet ajo.

Tregu i punës në ShBA do të jetë fokusi qendror për zyrtarët e Rezervës Federale. Java e parë e këtij viti të ri do të sjell të dhëna kyçe në frontin e punësimit.

Në muajin dhjetor ekonomia amerikane gjeneroi edhe 200 mijë vende të reja pune, ndërsa shkalla e papunësisë mbetet në nivelin 3.7 për qind – ose afër shkallës më të ulët prej viteve ’60.

Lajme të ngjashme