Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit - NACIONALE

Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, më 8 tetor udhëtoi drejt Moskës për bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, lidhur me situatën në Gaza pasi grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulmet më të mëdha ndaj Izraelit në vitet e fundit.

Aboul Gheit, që ka shërbyer në postin e ministrit të Jashtëm gjatë shtatë vjetëve të fundit të sundimit të Hosni Mubarakut, do të diskutojë “për përshkallëzimin që po vazhdon në Rripin e Gazës”, tha një zëdhënës i Ligës Arabe.

Pas sulmit që Hamasi nisi të shtunën, Rusia shprehu shqetësim të madh duke u bërë thirrje palestinezëve dhe Izraelit që të ndalin dhunën dhe fajësoi Perëndimin për situatën në Lindjen e Mesme.

Moska tha se duhen negociata të mirëfillta që do të mundësonin krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967, kryeqytet i të cilit do të ishte Jerusalemi Lindor. /REL

Lajme të ngjashme