ShBA vret liderin e ISIS-it në Siri, Hamza al-Homsi
Zyrtarët ushtarakë kanë njoftuar se në një operacion amerikan në Sirinë veriore, ditën e enjte është vrarë lideri i lartë i ISIS-it, Hamza al-Homsi.
Sipas një deklarate nga CENTCOM, sulmi amerikan me helikopter në bashkëpunim me Forcat Demokratike Siriane gjithashtu ka lënë të plagosur katër pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe një qen pune në një "shpërthim në objektiv".
Ushtria ka njoftuar se ushtarët janë duke u trajtuar në një spital në Irak.
Kujtojmë se që pas rënies së kalifatit të vetëshpallur në vitin 2019, ShBA dhe operacionet aleate kanë vazhduar të synojnë lidershipin e lartë të IS, në pjesë të Irakut dhe Sirisë.
Vitin e kaluar, Shteti Islamik ka emëruar Abu al-Hussein al-Husseini al-Quraishi si udhëheqësin e tij të ri, pasi udhëheqësi i mëparshëm i grupit hodhi veten në erë kur u rrethua nga forcat kundërshtare.
