ShBA shënon 21 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit
21 vjet pas sulmit terrorit më vdekjeprurës në ShBA, amerikanët sot po kujtojnë 11 shtatorin me momente heshtjeje, lexime të emrave të viktimave, punë vullnetare dhe homazhe të tjera.
Sipas Associated Press, të afërmit e viktimave dhe personalitetet do të mblidhen të dielën në vendet ku janë rrëzuar avionët e rrëmbyer në 11 shtator 2001 - Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani.
Dita, po shënohet edhe nga komunitete tjera anembanë vendit, me vigjilje qirinjsh, shërbime ndërfetare dhe përkujtime të tjera.
Në ditën që njihet si Dita e Patriotëve dhe Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit, disa amerikanë po bashkohen në projekte vullnetare.
Festimet pasojnë një përvjetor të mbushur me histori vitin e kaluar, që erdhi disa javë pas përfundimit kaotik të luftës në Afganistan që ShBA e kishte nisur si kundërpërgjigje ndaj sulmeve.
Por nëse këtë 11 shtator mund të jetë më pak një pikë përkuljeje, ajo mbetet një pikë për reflektim mbi sulmin që vrau afro 3000 njerëz, nxiti një "luftë kundër terrorit" në mbarë botën dhe solli rikonfigurimin e politikës së sigurisë kombëtare.
Sulmi, për njëfarë kohe gjithashtu ngjalli një ndjenjë krenarie kombëtare dhe uniteti për shumë njerëz, ndërkohë që i nënshtronte muslimanët amerikanë në vite dyshimi dhe fanatizmi dhe ngjallte debat mbi ekuilibrin midis sigurisë dhe lirive civile. Në mënyra delikate dhe të qarta, pasojat e 11 shtatorit rrokullisen në politikën dhe jetën publike amerikane deri më sot.
Këto sulme poashtu kanë hedhur një hije të gjatë në jetën personale të mijëra njerëzve të mbijetuar ose që humbën të dashurit, miqtë e kolegët.
Të dielën, presidenti Joe Biden planifikon të flasë dhe të vendosë një kurorë në Pentagon, ndërsa zonja e parë Jill Biden është planifikuar të flasë në Shanksville, Pensilvani.
Ndërsa, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff do të shkojnë në Memorialin e 11 shtatorit në Neë York, por sipas traditës, asnjë personazh politik nuk flet në ceremoni. ANë vend të kësaj përqendrimi bie te të afërmit e viktimave që lexojnë me zë të lartë emrat e të vdekurve.