ShBA me sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit për mbajtjen peng të amerikanëve - NACIONALE

ShBA me sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit për mbajtjen peng të amerikanëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

ShBA-ja po vendos sanksione të reja ndaj grupeve në Rusi dhe Iran të akuzuar për marrjen peng të amerikanëve, ndërsa është duke punuar për të parandaluar më shumë robëri dhe potencialisht për të siguruar lirimin e qytetarëve që aktualisht janë të arrestuar.

Vendimi vjen në mes të disa rasteve të amerikanëe të profilit të lartë të arrestuar gabimisht, përfshirë Evan Gershkovich, një reporter i Wall Street Journal dhe Paul Ëhelan, një ish-marins, të cilët po mbahen në Rusi me akuza për spiunazh.

Ndërkohë, sipas CNN edhe në Iran, shtetasit amerikanë Siamak Namazi, Emad Sharghi dhe Morad Tahbaz po mbahen në burgun famëkeq Evin, ku ka pasur raportime për tortura.

Bëhet e ditur se sanksionet e urdhëruara të enjten do të ndëshkojnë organizatat që ShBA i akuzon se janë përgjegjëse për mbajtjen peng ose arrestimin e padrejtë të amerikanëve, dhe veç tyre nën sanksione në Iran janë edhe katër individë.

Grupet që akuzohen se janë përgjegjëse, janë Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë dhe Organizata e Inteligjencës e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Zyrtarët kanë thënë se hapat duhet të shërbejnë si një paralajmërim për ata që mendojnë të marrin peng amerikanët.

"Ne po tregojmë gjithashtu se nuk mund të përfshihen në këtë lloj sjelljeje të tmerrshme duke përdorur qeniet njerëzore si pengje, si pazare, pa paguar pasoja dhe këto janë disa nga pasojat,"- ka deklaruar një zyrtar i lartë i administratës.

Megjithatë, duke qenë se shumë nga subjektet e sanksionuara të enjten, tashmë ishin nën sanksione nga autoritete të ndryshme në ShBA, mbeten pyetje në lidhje me ndikimin real të sanksioneve më të reja.

Lajme të ngjashme