ShBA-ja thotë se nuk e ka drejtuar ofensivën për rrëzimin e Assadit
Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë drejtpërdrejt të përfshira në ofensivën përmes së cilës rebelët sirianë e rrëzuan presidentin Bashar al-Assad.
“Ne nuk e drejtuam atë [ofensivën]. Është një mundësi për të ndërtuar diçka në masë të konsiderueshme më të mirë në vijim” – tha Sullivani, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me “të gjitha grupet” në Siri, raporton televizioni BBC.
Edhe pse presidenti amerikan në largim, Joe Biden, nuk ka biseduar drejtpërdrejt me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për ngjarjet në Siri, Sullivani tha se Bideni ka kaluar “sasi të konsiderueshme të kohës” duke e njoftuar pasardhësin e Sullivanit, Mike Waltz.
Shtëpia e Bardhë është duke e vëzhguar situatën në Siri për informata në lidhje me vendndodhjen e gazetarit amerikan, Austin Tice, i cili ishte zhdukur në një pikë kontrolli në Damask më 2012, tha Sullivani.
Shtëpia e Bardhë është në kontakt me Turqinë, me shtete të tjera në rajon dhe me njerëz në terren në Damask për të “përcjellë se kush po del nga këto burgje” – shtoi këshilltari amerikan.