ShBA-ja s’e harron Evropën, njoftohet vizita e emisarit të posaçëm të Trumpit për Ukrainën
Në ditën kur zyrtarë amerikanë e rusë pritet të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite rreth përfundimit të konfliktit në Ukrainë dhe në ditën kur në Evropë do të mbahet një samit urgjent i udhëheqësve, është bërë e ditur se një vizitë e rëndësishme amerikane do të realizohet në Poloni.
“Gjenerali Keith Kellogg do të jetë mysafir i presidentit Andrzej Duda në Pallatin Presidencial nesër” – tha të hënën ndihmësi i presidentit polka, Wojciech Kolarski, raporton televizioni BBC.
Sipas tij, nisma për këto bisedime është marrë nga “pala amerikane”.
Vizita e emisarit të Trumpit vjen pasi u zbulua se Kellogg-u nuk do të merrte pjesë në samitin e kësaj jave në Arabinë Saudite.
Polonia, aleate e ngushtë e Kievit dhe që ka kufi prej 529 kilometrash me Ukrainën, gjithashtu do të dërgojë një përfaqësues të hënën në Paris për të marrë pjesë në bisedimet për paqe në Ukrainë me kolegët e tij evropianë.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë se ai është i gatshëm për të dërguar trupa të vendit të tij në Ukrainë si pjesë e ndonjë pakti për paqe.
Mundësinë për dërgimin e trupave në shtetin e goditur nga lufta nuk e ka përjashtuar as Suedia./Nacionale