ShBA-ja sanksionon aleatin e ministrit ekstremist izraelit për dhunë kundër palestinezëve - NACIONALE

ShBA-ja sanksionon aleatin e ministrit ekstremist izraelit për dhunë kundër palestinezëve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të premten u vendosën sanksione një aleati të ministrit izraelit të së djathtës ekstreme në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe dy entiteteve që kanë grumbulluar fonde për burrat izraelit të akuzuar për dhunën e kolonëve.

Këto janë sanksionet më të reja ndaj atyre që Uashingtoni i fajëson për eskalimin e dhunës në Bregun e pushtuar Perëndimor. Masat e reja, bashkë me sanksionet që tashmë u janë vendosur pesë kolonëve dhe dy pikave të paautorizuara tashmë këtë vit, janë shenja e fundit e shtimit të zemërimit të ShBA-së me politikat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton agjencia “Reuters”.

Në shënjestër të sanksioneve të reja, me të cilat u ngrihen asetet amerikane atyre që janë në listë dhe në përgjithësi amerikanëve u ndalohen raportet me ta, janë dy organizata që kishin nisur fushata për grumbullimin e fondeve për t’i mbështetur kolonët e akuzuar për dhunë dhe të shënjestruar në sanksionet e mëparshme, thuhet në një Deklaratë të Departamentit të Thesarit.

Masat e administratës së presidentit Joe Biden kundër kolonëve izraelitë kanë zemëruar anëtarë të së djathtës ekstreme në koalicionin qeveritar të Netanyahut, të cilët e përkrahin zgjerimin e vendbanimeve hebraike dhe përfundimisht aneksimin e Bregut Perëndimor, ku palestinezët parashohin një shtet në të ardhmen.

Uashingtoni i vendosi sanksione izraelitit Ben-Zion Gopstein, themelues dhe kryetar i grupit djathtist “Lehava”, që e kundërshton asimilimin hebraik me ata që nuk janë hebrenj dhe nxit kundër arabëve në emër të fesë dhe të sigurisë kombëtare. Gopsteini ka thënë se grupi “Lehava” ka pesë mijë anëtarë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller, tha se anëtarë të këtij grupi ishin përfshirë në “dhunë destabilizuese që e prek Bregun Perëndimor”.

Lajme të ngjashme