ShBA-ja e sanksionon rrjetin që thuhet se po dërgon mercenarë në Sudan - NACIONALE

ShBA-ja e sanksionon rrjetin që thuhet se po dërgon mercenarë në Sudan

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar katër persona dhe katër kompani të akuzuara për rekrutim të mercenarëve kolumbianë për të luftuar për për të trajnuar një grup paramilitar sudanez që akuzohet nga Uashingtoni për gjenocid.

Duke i njoftuar sanksionet të martën, Thesari i ShBA-së tha se ky rrjet kryesisht përbëhet nga shtetas dhe kompani kolumbiane, raporton gazeta “The Guardian”.

Qindra ish-pjesëtarë të personelit ushtarak kolumbian kanë udhëtuar për në Sudan për të luftuar krahas Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat kanë kryer krime të tmerrshme, përfshirë vrasjet me motive etnike dhe rrëmbime masive.

Përfshirja e kolumbianëve së pari doli në dritë vitin e kaluar, kur përmes një hulumtimi të mediumit “La Silla Vacia” u zbulua se mbi 300 ish-ushtarë ishin kontraktuar për të luftuar në shtetin afrikan – duke nxitur një kërkimfalje të pashembullt nga Ministria e Jashtme e Kolumbisë.

Ish-ushtarët kolumbianë për një kohë të gjatë janë cilësuar si në mesin e mercenarëve më të kërkuar për shkak të përvojës së tyre të gjerë në fushën e betejës, e fituar nga lufta e gjatë civile në vendin e tyre, njohuritë që kanë për pajisjet e NATO-s dhe nivelin e lartë të trajnimit luftarak.

Në Sudan, kolumbianët në mënyrë të përsëritur kanë trajnuar ushtarë fëmijë, kanë pësuar luftëtarë se si të drejtojnë dronë dhe kanë luftuar drejtpërdrejt në vijën e frontit. Njëri nga mercenarët iu tha mediumeve “The Guardian” dhe “La Silla Vacia” në tetor se ai kishte trajnuar fëmijë në Sudan dhe kishte luftuar në rrethimin e qytetit El Fasher. Ai tha se trajnimi i fëmijëve ishte “i tmerrshëm dhe i çmendur”, por shtoi se “fatkeqësisht, kështu është lufta”.

Në mesin e personave të vënë në shënjestër nga sanksionet amerikane është Alvaro Andres Quijano Becerra, person me shtetësi të dyfishtë kolumbiane e italiane dhe oficer ushtarak kolumbian në pension, tani me bazë në Emiratet e Bashkuara. Thesari i ShBA-së e akuzoi atë se ka luajtur një rol qendror në rekrutimin dhe dislokimin e ish-ushtarëve kolumbianë në Sudan. Sanksione iu vendosën edhe bashkëshortes së tij, Claudia Viviana Oliveros Forero.

Lajme të ngjashme