ShBA-ja e feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë - NACIONALE

ShBA-ja e feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti më i fuqishëm në botë, të premten e 4 korrikut e festojnë përvjetorin e 249-të të Pavarësisë nga Britania e Madhe.

Pavarësia e ShBA-së u shpall më 4 korrik 1776. Në paragrafin e fundit të Deklaratës së Pavarësisë thuhet:

“Ne, prandaj, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kongresin e Përgjithshëm, të mbledhur, duke iu lutur Gjykatësit Suprem të botës për ndershmërinë e qëllimeve tona, në Emër dhe me Autoritetin e Popullit të mirë të këtyre Kolonive, solemnisht publikojmë dhe deklarojmë se këto Koloni të Bashkuara janë dhe me të Drejtë duhet të jenë Shtete të Pavarura dhe të Lira; se ato janë të Liruara nga e tërë Aleanca ndaj Kurorës Britanike, dhe se tërë lidhja politike mes tyre dhe Shtetit të Britanisë së Madhe është dhe duhet të jetë tërësisht e shpërbërë; dhe se si Shtete të Pavarura dhe të Lira, ato e kanë pushtetin e plotë për të zhvilluar Luftë, për të arritur Paqe, për të bërë Aleanca, për të themeluar Tregti, dhe për t’i bërë të gjitha Aktet dhe Gjërat e tjera që mund t’i bëjnë me të drejtë Shtetet e Pavarura.”

Shtetet e Bashkuara janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendi i dytë në botë me më së shumti koka bërthamore, pas Federatës Ruse.

Uashingtoni është aleat i Kosovës, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe më 1999, duke e përkrahur rimëkëmbjen e vendit tonë pas luftës dhe duke u bërë ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

Lajme të ngjashme