ShBA do t'u japë ukrainasve stërvitje me artileri obusi - NACIONALE

ShBA do t'u japë ukrainasve stërvitje me artileri obusi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria amerikane pret të fillojë trajnimin e ukrainasve se si të përdorin artilerinë e obusit në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane.

Mësimi do të bëhet jashtë Ukrainës, shtuan ata, duke thënë se ukrainasit e pajisur me njohuri do të mund të rihyjnë në vendin e tyre për t'u treguar të tjerëve se si t'i përdorin sistemet.

Zyrtari tha gjithashtu se forcat ruse po krijojnë kushtet për një nismë lufte të përtërirë në Ukrainën lindore, duke shtuar Rusia kishte zhvendosur 11 grupe beteje në Ukrainë ditët e fundit, duke e çuar numrin e saj në 76. Të gjitha këto ishin në jug dhe lindje të Ukrainës, sqaroi zyrtari amerikan.

Nga Mbrojtja amerikane thanë se:

  • SHBA ende e konsiderojnë qytetin port të Mariupolit si të kontestuar, por nëse bie, trupat ruse mund të shkojnë për të ndihmuar forcat e tjera në rajonin lindor të Donbasit.
  • Sulmet me raketa ruse në Kiev dhe Lviv gjatë fundjavës duket se kanë pasur për qëllim objektiva ushtarake
  • Shumica e sulmeve ajrore, janë ende të përqendruara në Mariupol dhe rajonin e Donbas
  • Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së nuk ka mundur të verifikoj imazhet në mediat sociale që shfaqnin dëmtime në anijen luftarake ruse Moskva, e cila u fundos javën e kaluar. Por as nuk mund t'i kundërshtojë ato
  • Katër fluturime me pajisje ushtarake janë dërguar në Ukrainë pasi Presidenti Biden njoftoi një ndihmë tjetër prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar. Një fluturim tjetër pritet të realizohet në 24 orët e ardhshme

Lajme të ngjashme