Sekretari Austin pyetet se a do të ndërhyjë ShBA-ja, nëse Hezbollahu e sulmon Izraelin - NACIONALE

Sekretari Austin pyetet se a do të ndërhyjë ShBA-ja, nëse Hezbollahu e sulmon Izraelin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, gjatë vizitës në Izrael është pyetur se a do të ishte ShBA-ja e gatshme që ta ushtrojë forcën dhe t’u bashkohet luftimeve, nëse Izraeli sulmohet nga Hezbollahu nga veriu.

“Nëse Izraeli do të sulmohej nga Izraeli nga veriu, a do të jeni të gatshëm që ta ushtroni forcën tuaj dhe t’u bashkoheni luftimeve”- e pyeti një gazetar sekretarin Austin, raporton televizioni “Sky News”.

“Kam urdhëruar asete shtesë në rajon për ta përforcuar parandalimin. Porosia që do t’ia dërgonim cilitdo shtet ose grup që mendon për ta shfrytëzuar këtë situatë dhe ta zgjerojë konfliktin: mos”- u përgjigj ai.

“Nuk do të spekuloj për asgjë që do të mund të ndodhte në të ardhmen. Vetëm do t’ju them qartazi se ShBA-ja do të vazhdojë që ta përkrahë të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten”- shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Pak para fillimit të konferencës për gazetarë të Austinit në Izrael, Hezbollahu, grup i fuqishëm, i mbështetur nga Irani, tha se është i gatshëm dhe se do të “kontribuojë” në konfrontimet kundër Izraelit, duke nxitur frikë se grupi mund të përfshihet në luftë.

Në konferencë me sekretarin Austin, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Irani dhe Hezbollahu janë “një bosht i së keqes”, duke shtuar se leja Hezbollahut i vjen nga Irani, paratë po ashtu, si dhe idetë e grupit formësohen në atë shtet.

Lajme të ngjashme