Së paku dhjetë të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Brazil
Të paktën dhjetë njerëz kanë vdekur pas rrëshqitjes së dheut në dy qytete në shtetin brazilian, Minas Gerais, sipas zyrtarëve shtetërorë.
Lagjja Bethania në qytetin Ipatinga u prek më së shumti nga rrëshqitja e baltës, e cila u nxit nga shiu i dendur, raporton televizioni BBC.
Zyra e kryetarit të qytetit tha se 204 milimetra shi ranë në Ipatinga të dielën në mëngjes.
Rrëshqitja e dheut pas shiut të dendur nuk është ngjarje e pazakontë në periudhën e reshjeve. Lagjet e ndërtuara në kodra të pjerrëta preken më së shumti.
Kryetari i qytetit Ipatinga, Gustavo Nunes, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Së paku 150 njerëz kanë mbetur pa strehë në qytetin që ndodhet rreth 570 kilometra në veri të të famshmit Rio de Janeiro.
Kryetari tha se qyteti u befasua nga reshjet intensive. “Njerëzit nuk patën kohë për t’u përgatitur” – sipas Nunesit.
Të paktën nëntë njerëz janë konfirmuar të vdekur në Ipatinga, ndërsa një trup tjetër u gjet në Santana do Paraiso, rreth gjysmë ore vozitje me veturë më në veri.
Mediat lokale raportuan se dy të rinj arritën të iknin të gjallë nga një shtëpi, ku pesë prej të afërmve të tyre vdiqën të varrosur në baltë./Nacionale