Së paku 64 të vdekur gjatë një operacioni policor në Rio de Janeiro
Të paktën 64 njerëz, përfshirë katër policë, vdiqën gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar të martën në Rio de Janeiro të Brazilit.
Mediumi “CNN Brasil” raportoi se operacioni masiv u krye në kompleksin Alemao.
Sipas qeverisë lokale në Rio de Janeiro, ky ishte operacioni më i madh në historinë e shtetit.
Operacioni ishte pjesë e një nisme të qeverisë shtetërore për ta luftuar zgjerimin territorial të grupit Comando Vermelho dhe për t’i arrestuar krerët e tij që operojnë në Rio dhe në shtete të tjera federale braziliane.
Policia po mundohet që të zbatojë 100 urdhërarreste kundër pjesëtarëve të këtij grupi.
Duke u mbështetur në të dhënat më të reja, 81 persona janë arrestuar. Dy të plagosur me armë po mbahen në ndalim në spitalin “Penha”.
Gjatë operacionet, tre banorë që pësuan nga plumbat pa dashje u dërguan në spital./Nacionale