Së paku 11 të vdekur nga një aksident i trenit në Indi - NACIONALE

Së paku 11 të vdekur nga një aksident i trenit në Indi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën 11 njerëz vdiqën të mërkurën nga një aksident hekurudhor në shtetin perëndimor indian, Maharashtra, kur ata zbritën nga treni nga frika prej një zjarri dhe u goditën nga një tren tjetër që po kalonte në binarët afër, raportuan mediat lokale.

Zyrtarë të hekurudhave u thanë mediave lokale se dikush e kishte tërhequr zinxhirin e alarmit të trenit, duke e shkaktuar ndaljen e tij, ndërsa më pas disa pasagjerë zbritën dhe shkelën në binarë të tjerë dhe u goditën nga treni tjetër, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Sa u përket të dhënave, 11 njerëz kanë vdekur në aksident dhe pesë të tjerë janë lënduar” – tha Praveen Gedam, zyrtar i lartë i hekurudhave në rajonin Nashik.

Kryeministri rajonal, Devendra Fadnavis, tha se autoambulanca ishin dislokuar në vendin e ngjarjes – rreth 400 kilometra larg kryeqytetit financiar indian, Mumbai – dhe se po ndërmerreshin masat e nevojshme për trajtimin e të lënduarve.

Hekurudhat e Indisë janë rrjetin i katërt më i madh hekurudhor në botë dhe janë duke iu nënshtruar një modernizimi me vlerë prej 30 miliardë dollarësh si pjesë e përpjekjes së kryeministrit Narendra Modi për ta fuqizuar lidhjen mes vendbanimeve.

Lajme të ngjashme