Scholz, Macron e Draghi në Kiev, çfarë i premtuan Zelenskyt? - NACIONALE

Scholz, Macron e Draghi në Kiev, çfarë i premtuan Zelenskyt?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, zhvilluan gjatë ditës një vizitë në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky.

Më poshtë ju sjellim detaje nga fjalimet e tyre.

  • Udhëheqësit thanë se mbështesin aplikimin e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe vendit duhet t'i jepet statusi i menjëhershëm i kandidatit.
  • Kancelari Scholz i Gjermanisë tha se Ukraina dhe Moldavia i përkisnin familjes evropiane - por do të duhet ende kohë të përmbushin kriteret për anëtarësim.
  • Scholz premtoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa i nevojitet.
  • Kryeministri italian Mario Draghi tha se në luftën e tyre kundër pushtimit të Rusisë, populli ukrainas po mbronte vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian.
  • Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Ukraina mund të llogarisë te aleatët e saj për mbështetje. Ai tha gjithashtu se nevojitej një lloj kanali komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin.
  • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pushtimi i Rusisë ishte një sulm ndaj gjithë Evropës – dhe vetëm veprimi i bashkuar mund ta ndalonte atë. Ai tha gjithashtu se vizita e liderëve tregoi se Ukraina nuk ishte e vetme në luftën e saj
  • Udhëheqësit, po ashtu thanë se në Ukrainë do të dërgoheshin më shumë armë, duke përfshirë gjashtë armë të tjera me rreze të gjatë Ceasar nga Franca.

Lajme të ngjashme