Sanksionet perëndimore kundër Rusisë janë “mizore”, sipas një zyrtari kinez
Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën po bëhen "gjithnjë e më të ashpra", sipas një zyrtari të lartë të qeverisë kineze.
Zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng deklaroi gjithashtu se NATO nuk duhet të zgjerohet më tej në lindje, duke e vendosur një fuqi bërthamore si Rusia "në një qoshe".
Kina nuk e ka kritikuar pushtimin e Rusisë – në fakt, ajo refuzon ta quajë kështu – por ka shprehur shqetësim të madh për konfliktin. Ajo është shprehur edhe kundër sanksioneve ruse.
Ai vazhdoi duke thënë se individëve rusë po u grabiten pasuritë e tyre jashtë shtetit "pa asnjë arsye".
“Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale”.