Sanchez i Spanjës: Palestina duhet të jetë anëtare e plotë e OKB-së
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të luftës së Izraelit në Gaza, ka bërë thirrje që Palestina të pranohet në OKB si anëtare e plotë pas samitit të udhëhequr nga Franca për njohjen e saj.
“Kjo konferencë shënon një hap të madh, por nuk është fundi i rrugës. Është vetëm fillimi” – tha kryeministri spanjoll në një takim para se të niste Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju-Jork, raporton televizioni BBC.
“Shteti i Palestinës duhet të jetë anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara. Procesi për anëtarësimin e shtetit të Palestinës në këtë organizatë duhet të kompletohet sa më shpejt që është e mundshme, me ritëm të barabartë me shtetet e tjera” – shtoi ai.
Spanja, bashkë me Norvegjinë dhe Irlandën, e njohu shtetësinë palestineze në maj të këtij viti.
Palestina aktualisht njihet nga rreth tri të katërtat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në OKB, Palestina e ka statusin e “anëtares së përhershme vëzhguese”, me ç’rast i lejohet pjesëmarrja, por nuk ka të drejtë vote.