Rusia pretendon se ka rrëzuar dy raketa në Krimenë e aneksuar
Dy raketa ukrainase u rrëzuan mbi një urë që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia me kontinentin, thonë autoritetet ruse, shkruan CNN.
Ura e Kerçit është sulmuar vazhdimisht gjatë konfliktit. “Dy raketa armike u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore pranë ngushticës Kerç. Ura e Krimesë nuk është dëmtuar”, tha kreu i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergej Aksyonov.
Fotot dhe videot që qarkullonin në platformat e mediave sociale tregonin tym të bardhë që dilte nga ura.
Trafiku në urë është bllokuar përkohësisht pas tentativës së sulmit, thanë zyrtarët.
Kontekst: Ura e Krimesë është një arterie jetike për furnizimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, duke lejuar që njerëzit dhe mallrat të transportohen në territoret ukrainase që Moska ka pushtuar në jug dhe në lindje të vendit.
E njohur edhe si Ura e Kerçit, ajo ka vlerë personale për presidentin rus Vladimir Putin. Në narrativën e Kremlinit shënon "ribashkimin" e Krimesë me kontinentin rus.