Rusia thotë se rafineria e naftës “Syzran” është goditur nga dronët ukrainas - NACIONALE

Rusia thotë se rafineria e naftës “Syzran” është goditur nga dronët ukrainas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Guvernatori i rajonit Samara të Rusisë tha të shtunën se dronët ukrainas kanë sulmuar dy rafineri nafte të gjigantit shtetëror “Rosneft” në atë zonë, duke shkaktuar zjarr në njërën prej tyre, por pa pasoja në njerëz.

Rusët janë duke votuar në zgjedhje presidenciale që nisën të premten e do të përfundojnë të dielën. Presidenti Vladimir Putin të premten e akuzoi Ukrainën për pëpjekje për sabotim të këtyre zgjedhjeve që ai pritet t’i fitojë me lehtësi, raporton agjencia “Reuters”.

Rafineria “Syzran”, në rajonin e Lumit Volga, ka pësuar zjarr, por një sulm ndaj rafinerisë “Novokubyshek” u spraps, tha në një deklaratë në rrjetin “Telegram” guvernatori Dmitry Azarov.

Ai shtoi se punëtorët në të dyja rafineritë ishin evakuuar dhe se nuk kishte pasoja në njerëz.

Në pamje të pavërtetuara që u publikuan në internet shihej diçka që dukej si zjarr i madh në rafinerinë “Syzran”, ndërsa ekipet emergjente po punonin në vendin e ngjarjes.

Ukraina javëve të fundit e ka vënë me të madhe në shënjestër infrastrukturën ruse të naftës, duke goditur rafineri në pjesë të ndryshme të territorit evropian të Rusisë.

Guvernatori i provincës kufitare ruse, Belgorod, që ka qenë nën sulme të vazhdueshme muajve të fundit, tha se pesë persona, përfshirë një fëmijë, ishin lënduar nga një sulm me dron ndaj një veture që po lëvizte afër kufirit me Ukrainën.

Lajme të ngjashme