Rusia thotë se Putini e diskutoi me Netanyahun planin e Trumpit për Gazën
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike të zhvilluar të hënën diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme, pëfshirë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, sipas Kremlinit.
Në njoftim thuhet se presidenti rus e shprehu “pozicionin konsistent [të Rusisë] në favor të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze duke u mbështetur në parimet ligjore ndërkombëtare të njohura mirë”, shkruan gazeta “The Guardian”.
Dy udhëheqësit gjithsahtu shprehën interesim për të gjetur zgjidhje të negociuara për situatën e programit bërthamor të Iranit, tha një zëdhënës.
Thuhet se Putini dhe Netanyahu gjithashtu diskutuan për përpjekjet për stabilizimin e Sirisë, ku Rusia e kishte mbëshetur regjimin e presidentit Bashar al-Assad para se të rrëzohej nga pushteti në dhjetorin e vitit të kaluar.
Putini e ka mbështetur planin e Trumpit për Gazën dhe ka thënë se shpreson që ky propozim do të zbatohet.
Presidenti rus gjithashtu e ka përsëritur mbështetjen e Moskës për një shtet të pavarur palestinez si pjesë thelbësore e çfarëdo marrëveshjeje të paqes.