Rusia thotë se ka goditur 315 objektiva gjatë natës së mbrëmshme
Media shtetërore e Rusisë ka raportuar se ushtria ruse ka goditur gjithsej 315 objektiva në Ukrainë gjatë natës së mbrëmshme.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte shkatërruar katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake në Ukrainë gjatë natës me raketa Iskander, një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, raporton agjencia e lajmeve TASS.
"Raketat e lëshuara nga ajri me precizitet të lartë shkatërruan 16 objekte ushtarake ukrainase gjatë natës", tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Ai shtoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan edhe dy avionë luftarak të Ukrainës.