Rusia thotë se është e hapur për marrëveshje me Ukrainën
Rusia ka thënë se është e hapur për të arritur një marrëveshje me Ukrainën, por e ka akuzuar Kievin se po mban një pozicion pa kompromise.
“Pala ruse e mban pozicionin e saj të hapur, që nuk mund të thuhet për ukrainasit”- tha të premten Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS, raporton televizioni CNN.
“Ukrainasit e mbajnë pozicionin e tyre të papajtueshëm, sidomos tani, kur ata (janë) në një situatë të vështirë, por, sidoqoftë, ata ende refuzojnë çdo mundësi të dialogut”- shtoi zyrtari rus.
Peskovi tha, gjithashtu, se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë një takim me udhëheqës afrikanë për Ukrainën në margjinat e samitit Rusi – Afrikë.
“Kjo takim (do të mbahet) në vazhdimësinë e takimit të mëparshëm të vizitës (së përfaqësuesve të vendeve afrikane në Rusi)”- tha Peskovi.
Ukraina ka theksuar disa herë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të paqes me të cilën do t’i kërkohej dorëzimi i territoreve që tash për tash janë nën pushtimin e forcave ruse.
