Rusia thotë se e praktikoi hedhjen elektronike të raketave gjatë ushtrimeve bërthamore taktike - NACIONALE

Rusia thotë se e praktikoi hedhjen elektronike të raketave gjatë ushtrimeve bërthamore taktike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia e praktikoi hedhjen elektronike të raketave si pjesë e fazës së dytë të ushtrimeve për dislokimin e armëve bërthamore taktike, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Si pjesë e fazës së dytë të ushtrimeve të forcave bërthamore jostrategjike, personeli i njësisë raketore të Distriktit Ushtarak të Leningradit ushtroi detyra trajnuese luftarake për avancimin e fshehtë te zona e përcaktuar e pozicionit dhe kreu hedhje elektronike të raketave kundër caqeve të kushtëzuara të armikut” – tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raporton agjencia “Reuters”.

“Personeli i përfshirë në ekuipazhet detare të ushtrimit kreu udhëtime detare në zonën e përcaktuar të patrullimit” – thuhet më tej.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhër për zhvillimin e këtyre ushtrimeve pas atyre që Rusia i quajti rreziqe nga Perëndimi, përfshirë shenjat nga zyrtarët perëndimorë se ata do ta lejonin Ukrainën që të sulmonte thellë brenda Rusisë me armë perëndimore.

Në pamje të publikuara nga kjo ministri shihen pjesëtarë të forcave detare ruse duke u përqendruar në një cak të simuluar dhe pastaj duke numëruar mbrapshtë deri në hedhje, përfshirë shtypjen e pullës “lëshoje”.

Lajme të ngjashme