Rusia thotë se e ka kapur qytetin strategjik ukrainas, Toretsk - NACIONALE

Rusia thotë se e ka kapur qytetin strategjik ukrainas, Toretsk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të premten se forcat ruse e kanë marrë nën kontroll qytetin strategjik të Toretsk-ut në lindje të Ukrainës.

Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mundi ta vërtetonte në mënyrë të pavarur raportin nga fusha e betejës dhe nuk pati koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Rusia e quan këtë qytet sipas emrit të tij në periudhën sovjetike, Dzerzhinsk dhe thotë se rajoni lindor ukrainas i Donetskut, ku shtrihet ky vendbanim, tani është pjesë e Rusisë, pretendim që nga Kievi cilësohet absurd.

Analistët ushtarakë ukrainas thonë se kapja e Toretsk-ut, i cili shtrihet në terren të lartë, do të mund t’u lejonte forcave ruse që ta ndërlikojnë më tej logjistikën e forcave ukrainase në një pjesë të madhe në lindje të vendit dhe të avancojnë në veriperëndim drejt qendrës rajonale logjistike, Kostiantynivka, e cila lidhet me disa qytete kyçe.

Shumica e popullsisë civile të Toretsk-ut është larguar kohë më parë ose është evakuuar dhe shumë prej ndërtesave të qytetit janë bërë rrafsh me tokë ose janë dëmtuar rëndë./Nacionale

Lajme të ngjashme