Rusia shtyn referendumin në rajonin e pushtuar të Kherson-it, shkak bombardimet nga Ukraina - NACIONALE

Rusia shtyn referendumin në rajonin e pushtuar të Kherson-it, shkak bombardimet nga Ukraina

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Autoritetet pushtuese ruse në qytetin strategjik jugor të Ukrainës, Kherson, kanë shtyrë një referendum për bashkimin me Rusinë, për arsye sigurie.

"Kjo është duke u ndalur për shkak të situatës së sigurisë," është shprehur Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës së emëruar nga Rusia në Kherson.

BBC shkruan se ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë të shumëpritur në jug, ku Rusia planifikonte referendume në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.

E duke folur në televizionin shtetëror rus, Stremousov tha se bombardimet ukrainase kishin dëmtuar Urën Antonovskiy në një masë të tillë që automjetet nuk mund ta kalonin më atë.

Ai tha se maunet që transportonin civilë përtej lumit Dnieper ishin gjithashtu nën zjarrin ukrainas, siç ishte edhe infrastruktura e qytetit.

Deri më tani, rusët janë mbështetur në urën e bombarduar për të sjellë trupa dhe pajisje në Kherson dhe jashtë saj.

Por, në përpjekje për të nxjerrë rusët jashtë qytetit, Ukraina ka vendosur raketa-hedhës të shumëfishtë Himars të prodhuar nga ShBA-ja.

Më herët, Rusia ka njoftuar planet për referendume në territorin e pushtuar të ngjashëm me atë të mbajtur në Krime, e mbajtja e tyre është denoncuar si e paligjshme nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.

Duke qenë se rajoni kohët e fundit ka parë luftime më të intensifikuara, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, u ka kërkuar civilëve të largohen nga Kherson-i, duke paralajmëruar se kushdo që merr pjesë në referendumin e planifikuar rus mund të përballet me ndjekjen penale të Ukrainës.

Lajme të ngjashme